Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen 69 raste të reja me koronavirus në Kosovë, regjistrohen edhe 75 të shëruar

schedule22:13 - 25 Qershor, 2020

schedule 22:13 - 25 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 69 raste të tjera me koronavirus. Kështu totali i të infektuarve në vend shkon në 2.432.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se brenda ditës janë shëruar 75 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 1.246.



Raste aktive në vend mbeten 1144.

Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës:

Sot më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 69 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Sot më 25 qershor 2020, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144.

Nga data 08 shkurt deri më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.432 raste, me gjithsej 42 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!