Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 141 raste pozitive për koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vend ndërsa njoftohet se brenda ditës në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private.
Po ashtu, njoftohet se në 24 orë, si pasojë e koronavirusit në Kosovë kanë ndërruar jetë 6 persona. /abcnews.al/


