Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nis faza finale e integrimit”, Rama: Të martën, në tryezën ndërqeveritare me BE, PD humbi sërish

schedule09:17 - 24 Maj, 2026

schedule 09:17 - 24 Maj, 2026

Bashkimi Europian i dha Shqipërisë këtë javë një tjetër certifikatë jeshile në rrugën e saj të anëtarësimit. Të martën, Shqipëria ulet në tryezën ndërqeveritare me Bashkimin Europian për të nisur fazën përmbyllëse të procesit të integrimit, atë të mbylljes së grupkapitujve të negociuar me Brukselin.

“Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar.”, tha Rama.

Edhe njëherë, kryeministri Rama thekson këtë arritje drejt anëtarësimit në BE, duke kujtuar edhe baltën që opozita u përpoq të hidhte për muaj me radhë mbi vendin.“Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar. U gënjyen, u gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari.”, shtoi ai.



Ndërsa ecën me hapa të shpejtë në negociatat e anëtarësimit, Shqipëria përfitoi këtë javë të tjera para nga Plani i Rritjes i BE-së, që e bëjnë atë përfituesen më të madhe të këtyre fondeve deri tani në Ballkanin Perëndimor.“49 milionë euro, të cilat e çojnë mbështetjen deri këtu në 212 milionë euro, ose shifra më e lartë e përftuar nga vendet e rajonit prej Planit të Rritjes.

Plani i Rritjes është një plan financimi mbi bazë rezultatesh dhe janë rezultate të certifikuara nga Komisioni Europian, të padiskutueshme në objektivitetin e tyre, sepse, ndryshe nga sa e përflasin ditë e natë ata që në fund gjithmonë humbasin, Shqipëria jonë, Shqipëria europiane që po ndërtojmë, është një histori suksesi, një histori që nuk shkruhet me britma, nuk bëhet me shpifje apo me molotovë, por me vizion, me punë, me durim të madh dhe me përkushtim hap pas hapi, reformë pas reforme.”, pohoi kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!