Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Konferenca “Lennart Meri”/ Rama në Estoni! Në fokus të bisedimeve, politika e jashtme, siguria dhe sfidat gjeopolitike globale

schedule08:37 - 15 Maj, 2026

schedule 08:37 - 15 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.

Rama është i ftuar në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Shtëpinë Stenbock, – i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, si dhe do të mikpritet nga Presidenti i Estonisë Alar Karis, në zyrën e tij.



Gjatë qëndrimit në Tallin, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të vizitojnë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku do të takohen me drejtuesit e qendrës dhe do të njihen me veprimtarinë dhe rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.

Pjesë e agjendës është edhe vizita në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, si dhe ndalesa në e-Estonia Briefing Centre, një nga qendrat më të njohura ndërkombëtare të inovacionit dhe qeverisjes digjitale.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!