Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Komisioni vërtetoi vjedhjen e 430 milionë eurove”, Basha: Kauza e opozitës ishte e drejtë

schedule14:42 - 10 Mars, 2022

schedule 14:42 - 10 Mars, 2022

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit u ndal sërish tek hetimi për Inceneratorët, duke thënë se Komisioni Hetimor nxori në pah vjedhjen e 430 milion eurove.

Sipas Bashës brenda 8 orësh qeveria ka miratuar 17 vendime për të bërë fshehurazi procedurat për Inceneratorët. Sipas Bashës kauza e opozitës ishte e drejtë dhe u deshën 6 vite për tu vërtetuar.

“Fakti që pjesa socialiste në komision u përpoq të mbulonte të vërtetën është evidente. Kauza jonë ishte e drejtë. U deshën 6 vjet sulme dhe censurë. Në konferenca për shtyp, se nuk guxonin të dilni  të vërtetat.”



Më tej kreu i PD-së ka shtuar se PD do të vijojë të këmbëngulë derisa SPAK të flasë për këtë aferë.

“Këmbëngulja jonë do shkojë deri ën fund. Shumë shpejt topi do shkojë në SPAK. A do pranojnë këta se kush ngjyente gishtin apo do japë provën e parë në aferën e shekullit që u ka vjedhur shqiptarëve 430 milion euro. Do jemi këtu për të ushtruar presionin më të madh që përgjegjësit të shkojnë para ligjit.” tha Basha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!