Klopp: Ne nuk bllokojmë asnjë lojtar. Ç’të thoshte Salah? Spanjishtja nuk është për të?!

schedule09:17 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 09:17 - 26 Dhjetor, 2020

Gjatë ditëve të fundit në Angli është diskutuar e ardhmja e Mohamed Salah, i cili në një intervistë për mediet spanjolle qe shprehur se arsyeja e vetme, që mund ta bëjë të lërë Liverpool është klima në Merseyside.

I pyetur në lidhje me Real Madrid dhe Barcelona, Salah nuk i mbylli derën asnjërit prej tyre dhe u shpreh se janë klube të mëdhenj e historikë. Së fundmi trajneri i The Reds, Jurgen Klopp është pyetur sërish për këtë temë dhe nuk ka shprehur asnjë dyshim në lidhje me të ardhmen e yllit të skuadrës së tij.

 

Ai shprehet se Salah nuk ka thënë asgjë, që të bën të mendosh se ai dëshiron të largohet. Në lidhje me Barcelonën dhe Real Madrid, Klopp shprehet se askush nuk do thonte se nuk dëshiron të luajë në këto dy klube.

“Ne po bëjmë ndryshime dhe po sjellim lojtarë tërinj dhe nëse dikush dëshiron të shkojë, nuk mund ta ndalojmë. Thjesht s’do ta kuptoja pse do duhej të largohej.

Nëse do të pyesnit secilin lojtar në të gjithë botën nëse do të luante në një klub si Real apo Barça, çfarë do thonte ai? Jo, sepse spanjishtja nuk është për mua?! Salah tha se gjithçka është në duart e Liverpool. Unë mendoj se çdo gjë është në rregull”, u shpreh Klopp. /abcnews.al