Kërcënuan me armë lodër dhe u morën paratë, arrestohet i mituri, në kërkim bashkëpunëtori

schedule09:52 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 09:52 - 10 Dhjetor, 2023

TIRANË– Policia ka vënë në pranga një të mitur, i cili së bashku me një tjetër nën kërcënimin e një arme lodër u kanë marrë një shumë parash dy personave në Tiranë.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, por arratia e njërit prej tyre nuk zgjati shumë, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit.

Sakaq, sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.