Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër të rinj përplasen me policinë në Tiranë, çfarë iu gjetën në makinë

schedule10:20 - 19 Shkurt, 2021

schedule 10:20 - 19 Shkurt, 2021

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë dy të rinj, të cilët janë përplasur me policinë e kryeqytetit, ndërkohë që janë shpallur në kërkim  edhe dy të tjerë.

Nё prangat e policisё ranё Aurel Deliu (i cili kishte dhe armën në brez) dhe Alban Tufa 29 vjeç. Ndërsa në kërkim janë shpallur Marklen Haka 30 vjeç dhe Bledar Kurti 40 vjeç. Sipas unifoamve blu, këta të fundit, në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.



Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim E. D., 35 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. H., 20 vjeç, pasi në lagjen Sharrë, ka tentuar të vjedhë një biçikletë në ambientet e banesës së shtetasit A. Xh.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. Ll., 43 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë janë dëmtuar tre pasagjeret në mjet, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë.
  • F. D., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.
  • Më datë 18.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. A., 27 vjeç, pasi në Laprakë, në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë në trup, kunatin e tij, shtetasin D. Z., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!