Kamp refugjatësh në Shqipëri? Manja: Spekulim, nuk trajtojmë hallexhinjtë e Anglisë

schedule13:15 - 18 Nëntor, 2021

schedule 13:15 - 18 Nëntor, 2021

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja hodhi poshtë raportimet në mediat britanike se Shqipëria do të kthehet në kamp refugjatësh për emigrantët e paligjshëm që futen në Britani. Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ministri e quajti spekulim dhe theksoi se vendi ynë nuk trajton hallexhinjtë e Anglisë. Manja pranoi se ka një Marrëveshje për trajtimin e personave të dnëuar dhe jo emigrantëve të paligjshëm.

“Sot kaluam një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut për personat e dënuar. Eliminon pengesat që ka ndërmjet dy sistemeve ligjore. Përfituesit janë autoritete e dy vendeve tona, por edhe personat e dënuar.

Është një spekulim i pastër mediatik që është një marrëveshje dy palëshe që e kemi nënshkruar me disa shtete të BE dhe nuk ka të bëjnë aspak me trajtimin e këtyre kategorive për tu trajtuar në Shqipëri si kamp refugjatësh. Ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e çështjeve penale dhe jo me trajtimin e hallexhinjve ne Angli apo vende të tjera të botës, si vend për strehimin e refugjatëveShqipëria nuk është në bisedime me asnjë shtet për tu kthyer në një vend që trajton refugjatët e cilido vend. qeveria shqiptare as nuk është në bisedime dhe nuk do të këtë asnjëherë bisedime të kësaj natyre,” tha Manja.

Sakaq, Manja ka komentuar kërkesën e prokurorëve të SPAK, të cilët duan mandat të përjetshëm në  këtë detyrë, që të mos kufizohet në 9 nvjet ashtu sikurse është përcaktuar në Kushtetutë.

I pyetur nga gazetarja Esiona Konomi,  ministri tha se e kanë marrë këtë kërkesë dhe janë në fazën e diskutimeve. Manja tha se në gjykimin e tij kërkesa është legjitime.

“Po është e vërtetë. Prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të mos ketë kufizim të mandatit të tyre prej 9 vitesh. E kemi marrë kërkesën jemi në diskutime të karakterit teknik. Ky përcaktim është i fiksuar në Kushtetutë. Dhe nëse do të duhet të bisedojmë me prokurorët e SPAK për heqjen e këtij kufizimi patjetër që do të kërkojë ndërhyrje në Kushtetutë. Ne jemi të hapur për bisedime. Kërkesa a e tyre në gjykimin tim është legjitime, për sa kohë edhe prokurorët e tjerë nuk kanë kufizim të mandatit,” u shpreh Manja. g.v/abcnews.al