Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Artan Berhami, ka kërkuar ndryshime në lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se partia e tij është e hapur për diskutim për çdo nen që mund të ndryshohet.
Ai tha se mandati i Gjykatës Speciale duhet të rikthehet te qëllimi për të cilin, sipas tij, ishte krijuar fillimisht.
Duke iu referuar raportit të Dick Marty-t dhe çështjes së pretendimeve për trafikim të organeve, Berhami tha se kjo pikë nuk është shqyrtuar, sipas tij, në aktgjykimin për të cilin foli.
Në vijim, Berhami kritikoi mënyrën e funksionimit të gjykatës, duke pretenduar se ajo është shndërruar në një mekanizëm ku njerëzit dënohen.
“Ne kërkojmë ndryshim dhe si parti jemi të hapur për çdo nen që sugjerojmë të ndryshohet për Dhomat Speciale të Hagës. Është ftesë që të ulemi dhe të diskutojmë. Gjykata Speciale t’i kthehet mandatit për të cilin është krijuar që në fillim. Dy premisat që është votuar, trafikimi i organeve, në këtë aktgjykim nuk ka pasur asnjë shqyrtim të pikës kryesore nga raporti i Dick Marty-t.
Një nen e kthen pikërisht tek gjenza, tek trafikimi i organeve, sepse kjo ka qenë barra dhe presioni i madh që kemi pasur.
Ky është rikthim i mandatit aty ku është votuar, si dhe adresimi i Gjykatës Supreme. Është kthyer në makinë që njerëzit dënohen, edhe Gjykata Ushtarake e Nurembergut ka liruar 3 persona si të pafajshëm. Pafajësinë kjo gjykatë nuk e njeh.”

