Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën në OKB: Janë angazhuar për stabilizimin e Gazës

schedule17:30 - 22 Shtator, 2026

schedule 17:30 - 22 Shtator, 2026

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i falënderuar për angazhimin e tyre në mbështetje të planit për paqen dhe stabilizimin e Gazës.

Trump tha se dhjetëra vende janë bashkuar me të në kuadër të Bordit të Paqes, ndërsa vlerësoi kontributet financiare për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës.

Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes”, u shpreh Trump.

Ai theksoi se rreth 30 vende i janë bashkuar Bordit të Paqes, të cilin tha se ka nderin ta drejtojë. Në vijim, presidenti amerikan falënderoi edhe vendet që janë angazhuar të ofrojnë trupa, forca policie dhe trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e situatës në Gaza.

Mes tyre, Trump përmendi Shqipërinë dhe Kosovën dhe disa vende të tjera.

Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera”, deklaroi Trump.

Në përfundim, presidenti amerikan tha se që prej marrjes së detyrës ka ndihmuar në zgjidhjen e tetë luftërave dhe se është bërë mik me liderët e vendeve të përfshira.

Shqipëria është një nga vendet themeluese të Bordit të Paqes për menaxhimin e konflikteve dhe stabilizimin pas konflikteve, e iniciuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Bordi u themelua zyrtarisht në janar të vitit 2026 gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe fokusi i tij i parë është procesi i stabilizimit dhe qeverisjes tranzitore në Rripin e Gazës.

Më 22 janar 2026, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota pro anëtarësimin e vendit në këtë organizatë. Më pas, në mbledhjen inauguruese të Bordit, më 19 shkurt 2026, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të kontribuojë me trupa ushtarake dhe personel policor në kuadër të forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!