FIER- Një zjarr është raportuar në një zonë pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Sipas njoftimit, pas marrjes së informacionit për situatën, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e MZSH Fier për të ndërhyrë dhe vënë situatën nën kontroll.
Nuk ka ende të dhëna për përmasat e zjarrit apo për dëme të shkaktuara. Shërbimet në terren po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonën përreth parkut arkeologjik.

