SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij ka rikthyer fuqinë e Amerikës dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për vendosjen e paqes në botë.
Në fjalën e tij, Trump tha se administrata e tij e ka trashëguar një vend në “kohë të errëta”, por sipas tij, tashmë Amerika është futur në “kohë të arta”.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se, ndryshe nga liderët që sipas tij vetëm kanë folur për paqen, ai ka ndërmarrë veprime konkrete.
Trump u ndal edhe te Irani, duke e akuzuar regjimin iranian për përhapjen e “vdekjes, kaosit dhe gjakut” në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur çështja e programit bërthamor të Iranit dhe siguria në Lindjen e Mesme mbeten ndër çështjet kryesore të politikës së jashtme amerikane.
Ai u zotua se nuk do të lejojë që Irani të krijojë armë bërthamore.
“Kemi trashëguar Amerikën e kohërave të errëta, e kemi kthyer Amerikën në kohë të arta.
Është detyra juaj [drejtuar të pranishmëve] që ta bëni botën më të mirë.
Teksa të tjerët kanë folur për paqen, unë kam vepruar, kur të tjerët kanë folur për paqen, unë e kam bërë paqen.
E kam bërë Amerikën vendin më të fortë në botë. Ne kemi zgjidhur sfida.
Regjimi i Iranit ka udhëhequr duke shpërndarë vdekje, kaosin dhe gjakun në Lindjen e Mesme, por edhe përtej. Nuk do të lejoj që atë të kenë armë bërthamore. Kemi shkatërruar aftësitë ushtarake të Iranit”, tha ai./abcnews.al

