Vetëm pak ditë pas tragjedisë së rëndë në Durrës, ku nje shofer i dehur u mori jeten dy te miturve, socialistet derguan ne Kuvend propozimet per ndryshime ne Kodin rrugor, qe pritet te ashpersojne me tej ndeshkimet ndaj vrasesve me makine.
Nje nga masat me ekstreme qe propozohet ne draft eshte per perdorimin e alkolit nga drejtuesit e mjeteve. Sipas saj, cdo shofer qe rezulton ne test me nivel alkooli ne gjak me te larte se 0.5 dhe eshte perserites I kesaj shkelje, nuk do mund te kete kurre ne jete leje drejtimi per automjet.
Amendamentet e socialisteve per kodin rrugor, parashikojne qe kushdo qe konstatohet ne timon pa pasur patente, I shtyhet me nje vit marja e lejes se drejtimit.
Për të miturit kjo mase bëhet edhe më e ashpër, pasi e drejta për t’u pajisur me patentë shtyhet me dy vjet, nga 18 vjec qe eshte mosha e marrjes se patentes, ne 20 vjec
Ndryshimet e propozuara ne Kodin rrugor priutet te forcojne rregullat edhe për shoferët e rinj, ata që kanë marrë patentën gjatë dy viteve të fundit. Për këtë kategori propozohet tolerancë zero ndaj alkoolit, duke kerkuar nivelin 0 gram alkool ne testin perkates me drager, kufizim i shpejtësisë jo me shume se 90 km ne ore ne autosdtrada dhe ndalim i qarkullimit me automjet gjatë natës, nga ora 00:00 deri në 06:00, nëse nuk shoqërohen nga një drejtues me eksperiencë mbi tre vite ne timon. Mosrepeketimi I ketyre rregullave per keto kategori shoferesh parashikon gjoba nga 5mijë lekë deri ne 15 mijë lekë, përveç pezullimit të patentës 1 muaj dhe heqjes së pikëve ne te
Amendamentet synojnë gjithashtu frenimin e sjelljeve agresive në rrugë. Në ndryshime përfshihen manovrat e rrezikshme, lëvizjet e shpeshta nga një korsi në tjetrën pa sinjalizim dhe sjelljet që krijojnë rrezik për përdoruesit e rrugës, sidomos në zonat urbane. Për disa prej këtyre shkeljeve propozohet rritje e gjobave deri në 60 mijë leke
Nje tjeter ndryshim i rendesishem ne kod lidhet me përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit. Nëse një shofer kapet 2 herë brenda vitit me celular në dorë ndersa eshte ne timon, i pezullohet patenta për 3 muaj.
Ndalimi nuk do të vlejë vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për biçikletat, monopatinat elektrike dhe motorët e vegjel.


