Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se Amerika është rikthyer dhe se vendi është sot më i fortë, duke vlerësuar gjendjen e ekonomisë, ushtrisë, energjisë dhe sigurisë në kufij.
Ai deklaroi se, që prej marrjes së detyrës, në SHBA janë krijuar mbi 1 milion vende pune në sektorin privat dhe se javën e kaluar ishte njoftuar arritja e nivelit më të ulët të varfërisë.
Trump tha gjithashtu se administrata e tij do të heqë “çdo rregullator të panevojshëm” për të lehtësuar të bërit biznes në Shtetet e Bashkuara.
“Amerika është kthyer dhe vendi ynë është më i fortë, ekonomia jonë është zilia e botës, ushtria, teknologjia është e dyta, jemi drejtues në energji. E ardhmja jonë është e ndriçuar. Qëkur kam marrë zyrën, kemi ndërtuar mbi 1 milion vende pune në sektorin privat, javën e kaluar ishte lajmëruar që është arritur niveli më i ulët i varfërisë. Do të heqim çdo rregullator të panevojshëm për të bërë biznes në SHBA.
Më shumë para po investohen tani në SHBA, janë vendosur 8 rekorde në 2 muajt e fundit, vendi ynë kishte vdekur, ndërsa tani jemi shteti më i nxehtë në botë. Tani kemi kufirin më të sigurt në botë, askush nuk vjen vetëm nëse e ftojmë. Alienët ilegalë janë ndaluar në SHBA dhe është rezultat i nivelit më të ulët të kriminalitetit. Që 100 vite më parë nuk ka pasur nivel të tillë kriminaliteti, ka rënë me mbi 80 për qind qëkur erdha më 20 qershor në SHBA. Uashingtoni ishte mbushur me krim ekonomik. Turizmi është duke lulëzuar, restorantet janë plot.”

