Kalendari i ngjeshur, Klopp mbron City: Nuk ka mundësi, ndoshta jam unë budalla!

schedule12:58 - 28 Tetor, 2020

schedule 12:58 - 28 Tetor, 2020

Jurgen Klopp nuk është nga ata që druhet të flasë, madje edhe për të mbrojtur të tjerët. Tekniku i Liverpool la dalë në mbrojtje të Manchester City, që javën e shkuar luajtën të mërkurën në Champions League kundër Porto dhe më pas u detyruan të luajnë të shtunën në orën 12:30 kundër Ëest ham United.

Klopp është i habitur se si mund të ndodhë diçka e tillë, duke u lënë ekipeve pak kohë që të rikuperohen dhe të përgatiten për ndeshjen e radhës.

“Mendoj se të gjithë do ta pranonin që nëse luanin të martën në mbrëmje, ju mund të luani të shtunën në mesditë, prej orës 12:30”, thotë fillimisht trajneri gjerman, i cili nuk mjaftohet me kaq. “Në Premier League kurrë nuk do e kuptojnë këtë.

Ata gjithmonë i vendosin të luajnë të mërkurën në mbrëmje. Ne nuk jemi miq, luajmë kundër njeri-tjetrit dhe luftojmë kundër njëri-tjetrit, por si është e mundur kjo? Ndoshta unë jam shumë budalla.

Richard Masters (CEO i Premier League) dhe të gjithë të tjerët, gjithçka kanë thënë më parë është: ‘Hajde tani, kështu është kjo gjë’. Ata thjesht nuk shqetësohen dhe nuk e kuptoj pse”, mbyll Klopp. / abcnews.al