Juventus nuk heq dorë nga Donnarumma, portierin e pret një rrogë e frikshme

schedule22:33 / 25/02/2020

Pavarësisht se rinovoi kontratën me Wojciech Szczesny, Juventusi nuk heq dorë nga Gigio Donnarumma. Portieri i Milanit mbetet objektivi i madh i portës, ndërsa polaku mund të përfundojë në merkato. Mes emrave të interesuara për të janë Chelsea, Tottenham dhe Bayern Munchen.

Donnarumma përfiton 6 milion euro në sezon te Milani dhe kontrata i përfundon në fundin e sezonit të ardhshëm. Palët nuk po arrijnë akordin e rinovimit dhe kuqezinjtë janë të detyruar ta shesin në verë.

55-60 milion euro kërkon Milani për të lënë të lirë 21-vjeçarin, por “Zonja e Vjetër” ofron më pak. TMW raporton se Juventusi shkon deri në 30-35 milion euro, teksa ka gati një rrogë sezonale bruto prej 18 milion eurosh për portierin e talentuar italian. /abcnews.al

schedule22:33 / 25/02/2020