Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se partia e tij e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti për Justina Shiroka-Pulën presidente.
Ai po ashtu tha se po propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate.
Hamza tha se tani do të shkojë bashkë me 22 deputetët e partisë së tij në sallën e Kuvendit.
“Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin. Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë”, tha ai.


