Josa: Duhet të qarkullonim topin më mirë, më të vëmendshëm në topin e  dytë

schedule23:20 - 28 Korrik, 2022

schedule 23:20 - 28 Korrik, 2022

Vllaznia ishte skuadra e parë shqiptare e cila i dha “lamtumirën” Conference League ditën e sotme.

Shkodranët nuk ia dolën dot të kalonin në turin tjetër, duke u eliminuar që në këtë fazë të këtij komepticioni.

Pas humbjes 3-0 ndaj Univertatea Craiova, Mirel Josa theksoi se të besuarit e tij duhet të qarkullonin topin më mirë.

 “Mund të them se mundësitë tona ishin shumë më të mëdha. Ne bëmë një pjesë të parë, që nuk mund të thuash të mirë. Nga pikëpamja e rezultatit ishte në rregull me 0-0, por mund të kishim pësuar.

Them që nuk mund të rrish gjatë gjithë kohës në mbrojtje, pa e problematizuar kundërshtarin në pjesën sulmuese. Mendoj që duhet të kishim një qarkullim më të mirë të topit në mesfushën tonë dhe gjithashtu një gatishmëri më të madhe për të fituar topin e dytë, në momentin që kishim një pikë referimi si Kaina përpara. Në dyluftimet që pati Kaina duhet ta mbështesnim më tepër, për të formuar diçka”, theksoi Josa pas sfidës. /f.a/abcnews.al