Java 17/ Superiorja njeh veç finale, plani i betejave të fundjavës

schedule12:59 - 26 Janar, 2021

schedule 12:59 - 26 Janar, 2021

Superiorja rikthehet të shtunën. Kampionati elitar i futbollit në vend nis me finale mbijetese dhe mbyllet me duelin më të rëndësishëm të javës, mes Partizanit dhe Vllaznisë. Sfida e vetme që do të luhet me ndriçim, në “Elbasan Arena”, prej orës 16:45.

Të kuqtë do tentojnë ta çojnë në 6 pikë diferencën me shkodranët që kryesojnë, ndërkohë që do kënaqeshin nëse Teuta ngec në ndonjë barazim këtë javë. Durrsakët luajnë në transfertë kundër Laçit, ekip që sigurisht do maksimumin e pikëve në fushën e vet.

Vetë objektivat ia diktojnë diçka të tillë. Këtë javë do tentojë të reagojë Tirana, pas dy humbjeve të fundit. Bardheblutë luajnë në transfertë me Apoloninë, ekip që kërkon të mbijetojë në Superiore. Të njëjtën gjë do edhe Skënderbeu, që pret Kukësin, sikurse edhe Kastrioti e Bylisi që përballen mes tyre këtë fundjavë. /abcnews.al

Kategoria Superiore – Java 17
E shtunë, më 30 janar 2021

Ora 13:45 | Kastrioti-Bylis
Ora 13:45 | Skënderbeu-Kukësi

E diel, më 31 janar 2021
Ora 13:45 | Apolonia-Tirana
Ora 13:45 | Laçi-Teuta
Ora 16:45 | Partizani -Vllaznia