Izraeli kërcënon Assad-in

schedule15:15 - 7 Maj, 2018

schedule 15:15 - 7 Maj, 2018

Ministri izraelit i Energjitikës deklaroi se presidenti sirian Assad do të vritej nëse nuk dëbon iranianët nga Siria. Deklarata e tij e fortë u mbështet dhe nga kryeministri i vendit Netaniau, i cili nuk përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Siri.

Përshkallëzohet tensioni mes Izraelit, Iranit dhe Sirisë. Një kërcënim i ri për një ndërhyrje të mundshme ushtarake u bë dhe nga ministri izraelit i Energjisë. Sipas tij, Presidenti sirian Assad duhet të jetë i qartë se do t’i vijë fundi shumë shpejt. Në një intervistë për mediat vendase ministri izraelit i referohet pranisë iraniane në Siri. Ai këmbëngul se nëse Assad do lejojë Iranin të transformojë Sirinë në një bazë ushtarake për të sulmuar Izraelin, atëherë ky i fundit do të rrëzojë qeverinë siriane.

Ministri më pas shtoi se deri tani, Izraeli nuk është përfshirë në luftën civile siriane, por gjithsesi nëse vendi do të kthehej në një bazë sulmi, atëherë Assad do të marrë fund.

Sipas të përditshmes izraelite “Jerusalem Post”, Irani po përgatitet që të godasë Izraelin me raketa që nisen nga territori sirian. Një lëvizje kjo për t’u hakmarrë ndaj sulmit ajror izraelit të 9 prillit ku mbetën të vrarë pesë iranianë.

Edhe kryeministri i Izraelit Netaniau komentoi kërcënimin Iranian duke thënë e vendi i tij është i vendosur për të bllokuar agresionin iranian dhe nëse kjo do të sillte një ndërhyrje ushtarake. Kreu i qeverisë izraelite shtoi se është më mirë që të ndodhë tani se sa më vonë pasi do të kishte një përshkallëzim të situatës. Ai shtoi se muajt e fundit, rojet revolucionare iraniane kanë transferuar armë në Siri që të sulmojë izraelin dhe në fushën e betejës po dhe kufijtë e brendshëm. Përfshirë këtu dhe raketa dhe antiajrorë që kërcënojnë hapësirën ajrore të vendit./abcnews.al