Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fajtor për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës me 100 orë punë në interes publik

schedule11:52 - 26 Nëntor, 2026

schedule 11:52 - 26 Nëntor, 2026

Gjykata e Posaçme shpall fajtor kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristian Shkreli për korrupsion aktiv në zgjedhje duke e dënuar përfundimisht me 100 orë punë në komunitet.

SPAK kishte kërkuar 1 vit burg në pretencën e saj në përfundim të konkluzioneve pas një gjykimi me procedurë të zakonshme.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar që ndaj tij të vendoset edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare, por përfundimisht Shkreli u dënua vetëm me punë në komunitet.



Sipas SPAK, ai dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar banorëve të fshatit Stajkë përfitime materiale, konkretisht ndërhyrje për ndërtimin e rrjetit elektrik, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!