Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së shfaqet në Bucha të Ukrainës

schedule10:03 - 12 Prill, 2022

schedule 10:03 - 12 Prill, 2022

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, është shfaqur nga Bucha e Ukrainës, aty ku ditë më parë forcat ruse bënë masakër ndaj popullësisë civile.

Ish-ushtari Bartetzko ka publikuar një foto nga atje, duke e përmendur edhe lokacionin në Bucha.



Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy herë ka luftuar kundër serbëve – në Kroaci dhe në Kosovë.

Kujtojmë se varreza masive, trupa të pajetë të shtrirë në rrugë, u panë në masakrën që ka ndodhur nga rusët në qytetin e shkatërruar pas çlirimit, Buchës.

Vendet ndërkombëtare kanë reaguar për mizoritë e zbuluara pasi forcat ruse u tërhoqën nga periferia e Kievit, Bucha.

Kryebashkiaku i Bucha tha se të paktën 280 njerëz u varrosën në varre masive./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!