Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-shefi gjerman i inteligjencës akuzohet për spiunazh/ Krisafi: Pas saj, mund të qëndrojë Rusia!

schedule21:28 - 6 Tetor, 2026

schedule 21:28 - 6 Tetor, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ka komentuar rastin e dyshuar të rekrutimit të një drejtuesi të shërbimit inteligjent në Gjermani, duke e cilësuar si një prej historive më të mëdha të spiunazhit.

Ai theksoi se drejtuesit e shërbimeve inteligjente janë persona për të cilët informacioni publik është i kufizuar dhe se pozita e tyre shoqërohet me një lloj mburoje ndaj ekspozimit të të dhënave.

Krisafi tha se, bazuar në shenjat që janë bërë publike, ekziston mundësia që pas rekrutimit të jetë Rusia ose Kina, megjithëse përjashtoi si më pak të mundshëm skenarin kinez.



Ai e cilësoi Vjenën dhe Berlinin si dy prej qendrave kryesore të spiunazhit në Europë dhe kujtoi historinë e aktivitetit të shërbimeve ruse në Gjermani.

“ Është një prej historive më të mëdha të spiunazhit. Rrallë ka ndodhur të rekrutohet shefi i shërbimit, sidomos për një vend të madh si Gjermania.

Janë persona që nuk kanë info tërësisht publike, ai që është kreu i shërbimit ka një lloj mburoje ndaj informacionit. Në pamje të parë të jepte përshtypjen e një burokrati, nuk ka të dhëna që Rusia e ka rekrutuar. Shenjat janë që mund të ketë qenë ose Rusia, ose Kina. Kina nuk besoj se është, sepse ka qenë shef shërbimi në vitet ’90. Për rusët nuk është çudi e madhe që ka ndodhur.

Nëse ka disa vende në Europë që janë kryeqendër e spiunazhit, është Vjena dhe Berlini. Gjermania ka pasur struktura të spiunazhit rus të kohës, në vitet ’90 nuk ka pasur ndonjë aktivitet të rëndësishëm.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!