Ish-lojtari i Anglisë objekt racizmi, sherr dhe dy të arrestuar nga policia

schedule11:39 - 4 Gusht, 2020

schedule 11:39 - 4 Gusht, 2020

Tjetër problem me racizmin në Angli. Këtë herë është përfshirë ish-mesfushori i kombëtares angleze, Keiron Dyer. Gjithçka ka ndodhur në një klub golfi, aty ku Dyer është fyer nga disa persona. Ngjarja më pas ka agravuar në sherr dhe sigurisht ndërhyri edhe policia, që arrestoi dy persona.

41-vjeçari ishte anëtar në klubin e golfit Hintlesham afër Ipswichit, por tashmë ai ka hequr dorë pas ngjarjes së shëmtuar. Sigurisht pati dhe një reagim nga ana e ish-lojtarit të QPR-së, i cili është ende i shokuar nga ngjarja në vendin që ai e konsideronte si shtëpinë e tij.

Mësohet se Dyer është fyer me fjalët “majmun” dhe “banane”, fjalë tipike të racizimit. “Unë nuk e dëgjova vetë pasi po shkoja për në shtëpi, por mbeta pa fjalë kur më informuan.

Kam qenë pjesëtar në Hintlesham për vitë të tëra dhe gjithmonë jam ndier shumë mirë aty. Por ky incident nuk ishte i nevojshëm. Nuk ka vend aspak në shoqërinë tonë për këtë lloj racizmi”, deklaron Dyer. /abcnews.al