Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-kryeministri: Basha u thotë demokratëve nëpër takime, duroni se do arrestohet Berisha

schedule22:37 - 18 Prill, 2022

schedule 22:37 - 18 Prill, 2022

Referuar deklaratës së Lulzim Bashës i cili tha se SPAK duhet të hetojë personat e shpallur non grata, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ish kreu i PD në takimet që zhvillon me demokratët u “kërkon që të bëjnë durim sepse Berisha do arrestohet”.

“Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë; Durim se do arrestohet Berisha. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë. Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha. Nuk mund të dalë prej atyre Edi Rama. Unë nuk i kam gjë Lulzim Bashës, asgjë veçse çfarë thotë dosja, as Toyota Yaris, as atë të Nick Muzin”. Por ato  janë në hetim”, u shpreh Berisha për Syri Tv.

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha disa ditë më parë ka kërkur hetim për personat e shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një komunikim për gazetarët, Basha deklaroi se drejtësia duhet të bëjë një hetim të plotë për ata zyrtarë ndaj të cilëve aleati strategjik ka ngritur akuza.



Pyetje: Mendoni se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur non grata?

Basha: Normalisht po. Kjo është një pyetje që i jam përgjigjur edhe më parë dhe nuk ka nevojë të shtjellohet. Nëse ka një akuza nga aleati i SHBA drejtësia duhet të kishte nisur një hetim të plotë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!