Ish-banorja e Big Brother pa komplekse, pranon ndërhyrjet kirurgjikale

schedule11:22 - 23 Korrik, 2020

schedule 11:22 - 23 Korrik, 2020

Genta Gjalpi, që u bë e famshme me pjesëmarrjen në “Big Brother”, ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Genta njihet si një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse dhe këtë gjë e ka treguar shpeshherë. Në një lidhje live me moderatorin Alban Musa, Genta pranoi ndër të tjera se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Normalisht që kam se kot nuk kam nisur t’i fus ndonjë gjilpërë pak ktej. Nuk më intereson fare, njeriu mund të bëj çfarë të dojë me jetën dhe trupin e vet. Unë me të vërtet vij nga një vend kaq i vogël, por jam shumë mendjehapur dhe shumë liberale për çdo gjë që i bën njerëzit që të ndihen mirë.“, tha Genta.

Ish-banorja e Big Brother është shumë e komentuar në rrjete sociale, dhe për pasojë dhe shumë e kritikuar. Lidhur me këtë ajo tha: “Kur kalojnë me mallkime, me ofendime në familje, janë njerëz që kanë nevojë për pak trurin e tyre, nuk janë mirë nga mendja.

Të japësh një mendim që nuk të pëlqen e pranoj, por kur kalojnë në ofendime dhe sharje më duket e tmerrshme, më duket se kanë nevojë për psikolog. Nuk e kanë vetë me mua, e kanë me çdo njeri.”, tha Genta. /abcnews.al/