Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Nga qielli në zemrat e shqiptarëve”/ Si u kthye Arbër Xhaja në ‘pilotin e zemrave’ të Big Brother e Ferma VIP!

schedule13:19 - 18 Maj, 2026

schedule 13:19 - 18 Maj, 2026

Një hyrje spektakolare me parashutë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mjaftoi që publiku ta pagëzonte me një emër që sot e ndjek kudo: “Piloti i Zemrave”. Por pas famës së papritur të Arbër Xhajës fshihet një histori pasioni, guximi dhe adrenalina që nisi shumë vite më parë.
I lindur në Tiranë dhe me studime të larta të përfunduara, Arbri rrëfen se jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë në ajër. Futbolli ishte një nga ëndrrat e para, por rruga mori tjetër drejtim kur adrenalina nisi ta thërriste më fort.

Në vitin 2015, pas një kursi për pilot parashutash, ai u bë pjesë e Federatës Aeronautike Shqiptare. Fillimisht gjithçka nisi si kuriozitet, por shumë shpejt u kthye në mënyrë jetese. Fluturimi i parë nga Llogaraja ishte momenti që i ndryshoi gjithçka.

“Kur ngrihesh në ajër, shkëputesh nga toka dhe nuk ke asnjë mendim. Vetëm e shijon,” thotë Arbri, duke përshkruar ndjesinë që për të është bërë varësi emocionale.
Por fama shpërtheu kur hyrjet e tij me parashutë në Big Brother VIP Albania u kthyen në spektakël kombëtar. Surprizat për banorët, dedikimet romantike dhe emocionet në ajër e bënë figurën e tij virale në rrjete sociale.



Madje, surpriza për Monika Lubonjën ishte një nga momentet që i dha përmasa krejt të tjera emrit të tij. “Nuk e prisja kurrë që publiku do të më priste kaq mirë,” pranon ai.
Sot, Arbër Xhaja nuk njihet vetëm si parashutisti i VIP-ave, por si njeriu që i ktheu urimet në emocione që shkruhen në qiell. Fansat i kërkojnë dedikime me parashutë, ndërsa videot dhe këngët e tij janë kthyer në trend në TikTok.

Po, edhe muzika është bërë pjesë e rrugëtimit të tij. Kënga “Piloti i Zemrave”, e krijuar fillimisht “për qejf”, u kthye papritur në hit, me mijëra njerëz që e këndonin në rrjete sociale.
Megjithatë, pas gjithë spektaklit, Arbri mbetet besnik pasionit të parë: qiellit dhe adrenalinës.

“Frika thyhet vetëm duke e përballur,” thotë ai për ata që kanë fobi nga lartësitë, ndërsa siguron se fluturimet buzë detit janë një përvojë që nuk duhet humbur.
Nga motorrët tek parashuta, nga Big Brother tek fama kombëtare, historia e Arbër Xhajës dëshmon një gjë: ndonjëherë një ide spontane… mund të të ngrejë deri në qiell, por edhe drejt zemrave të njerëzve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!