Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmi i mjekes: Kanceri i gjirit po prek edhe vajzat 24-vjeçare! Shenjat

schedule14:11 - 15 Tetor, 2026

schedule 14:11 - 15 Tetor, 2026

Kanceri i gjirit nuk është më një shqetësim që lidhet vetëm me moshat e mëdha. Rastet te gratë e reja po rikthejnë vëmendjen te rëndësia e kontrolleve dhe diagnostikimit të hershëm. Përballë kësaj sfide, mesazhi i mjekëve është i qartë: kujdesi për shëndetin nuk duhet shtyrë për nesër.

Në “ABC e Mëngjesit”, dr. Edlira Rehovica, mjeke kirurge e specializuar për sëmundjet dhe kirurgjinë e gjirit, ngre shqetësimin për pacientet e reja që diagnostikohen me këtë sëmundje. Ajo thekson rëndësinë e kontrolleve periodike dhe të kapjes së hershme, kur mundësitë e trajtimit janë më të mëdha. Tetori Rozë, sipas saj, duhet të jetë një kujtesë për të gjithë vitin, jo vetëm për një muaj.

Por përtej statistikave dhe këshillave mjekësore, kjo temë ka edhe një anë thellësisht njerëzore. Për aktoren Adelina Muça, ky Tetor Rozë erdhi ndryshe: me dyshime për shëndetin e saj, ankth dhe frikëra që nuk i kishte njohur më parë. Frika më e madhe, siç rrëfen ajo, ishte për vajzën e saj.



Kjo përvojë e bëri të reflektojë mbi brishtësinë e jetës dhe rëndësinë e kujdesit për veten. Përmes një mesazhi publik, Adelina u bëri thirrje grave dhe vajzave të mos e neglizhojnë shëndetin, të mos i shtyjnë kontrollet dhe të dëgjojnë sinjalet e trupit të tyre.

Ajo që nis si një dyshim mund të sjellë ankth dhe pasiguri, por kontrolli mjekësor është hapi që ndihmon për të kuptuar situatën dhe për të vepruar në kohë. Jo çdo ndryshim në gji nënkupton kancer, por çdo shqetësim i ri meriton vlerësim mjekësor.

Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar? Kur duhet të fillojnë kontrollet dhe çfarë roli luajnë faktorët e rrezikut? Në një bisedë që ndërthur këndvështrimin mjekësor me përvojën personale, dr. Edlira Rehovica dhe Adelina Muça sjellin një mesazh të rëndësishëm: kujdesi për veten nuk është luks, por domosdoshmëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!