Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Irani, në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Hormuzi të rihapet, po humbasin 500 milionë dollarë në ditë

schedule07:35 - 22 Prill, 2026

schedule 07:35 - 22 Prill, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur pretendimin e tij se Teherani është i dëshpëruar që Ngushtica e Hormuzit të rihapet. 

Në një postim në Truth Social, disa orë pasi njoftoi se armëpushimi fillestar dyjavor do të zgjatet dhe këmbënguli që ngushtica ishte “plotësisht e bllokuar”, Trump tha se Irani është në kolaps  financiar” dhe “vuan nga mungesa e parave”. 

“Irani është në kolaps financiar! Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë – Po humbasin para! Po humbasin 500 milionë dollarë në ditë. Ushtria dhe policia ankohen se nuk po paguhen. SOS!!!”, shkruan Trump.



Trump njoftoi mbrëmjen e së martës se Shtetet e Bashkuara po shtyjnë afatin e përfundimit të një marrëveshje armëpushimi dy javore të arritur me Iranin, duke shmangur kështu përkohësisht sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi këtë shtet.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se mori një vendim të tillë pas kërkesës së Pakistanit, vendit që po organizon bisedimet mes palëve.

Njoftimi për një zgjatje të armëpushimit vjen pasi Irani nuk pranoi të kthehej në tryezën e bisedimeve në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit duke bërë kështu që edhe delegacioni Amerikan të anulonte udhëtimin e tyre drejt shtetit negociator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!