Irani kritikon reagimin “shtypës” të SHBA-së ndaj protestave

schedule14:17 - 2 Qershor, 2020

schedule 14:17 - 2 Qershor, 2020

Qeveria iraniane ka kritikuar reagimet e administratës amerikane dhe policisë  për protestat që kanë shpërthyer pas vdekjes së George Floyd, sipas deklaratave qeveritare të publikuara në agjencinë shtetërore të Iranit të lajmeve IRNA.

Të martën, Hojjatoleslam Raeesi, tha “Udhëheqësit e SH.B.A.-së duhet të dalin në gjyq para gjykatave ndërkombëtare me akuzën e vrasjeve të qëllimshme dhe diskriminimit racor.”

Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Abbas Mousavi mbajti një konferencë shtypi në anglisht të hënën për të “nxitur” SH.B.A. që “të ndalojë shtypjen dhe sjelljet agresive kundër popullit të saj dhe t’i lejojë ata të marrin frymë”./abcnews.al