Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Integrimi, Sllovakia konfirmon progresin: Ministri i Jashtëm: Shqipëria pranë rekordeve të shpejtësisë

schedule19:13 - 30 Prill, 2026

schedule 19:13 - 30 Prill, 2026

Tre vende anëtare të Bashkimit Evropian, Austria, Çekia dhe Sllovakia, rikonfirmuan në Tiranë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një prioritet strategjik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin.

Gjatë takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u shpreh optimist se së shpejti do të ketë lajme të mira për përmbushjen e IBAR.

Jemi plotësisht të angazhuar për të ruajtur këtë ritëm të fortë dhe presim përmbushjen e IBAR sa më shpejt në një periudhë të afërt, duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të negociatave, atë të mbylljes së kapitujve, për të cilën kemi punuar në mënyrë intensive dhe jemi përgatitur paralelisht. Gjatë gjithë këtij procesi, rezultatet konkrete mbeten thelbësore, nga Shqipëria, nga institucionet dhe ekipet tona, por edhe nga partnerët tanë.



Një mesazh i drejtpërdrejtë erdhi nga pala sllovake, e cila vlerësoi se Shqipëria ka potencialin të shndërrohet në një vend “kampion” në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, duke inkurajuar vijimin e reformave, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës.

“Shqipëria ka shfaqur përparim domethënës në të gjitha nivelet. Ne besojmë që Shqipëria mund të shndërrohet në një kampione në këtë drejtim. Nga këndvështrimi ynë duhet të bëhet një vend që motivon vendet e tjera kandidate. Ne rekomandojmë që të vendoset thelbësore shteti i së drejtës. Kjo është një mundësi historike për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.”

Një tjetër pikë kyçe e diskutimit ishte refuzimi i ideve për integrim të pjesshëm. Ministrat theksuan se mbështesin vetëm një proces që çon drejt anëtarësimit të plotë, me të drejta të barabarta për vendet aspirante.

Ministri Hoxha rikonfirmoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti kryesor strategjik i Shqipërisë, ndërsa vendi është i angazhuar për të ruajtur ritmin e reformave dhe për të avancuar në fazat e mëtejshme të negociatave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!