Pjesë të qyteteve ukrainase Severdonetsk, Bogorodichne, Slovyansk dhe Dovhenke janë shkatërruar në masë të madhe, sipas imazheve të reja satelitore të kompanisë amerikane Maxar Technologies, sipas BBC.
Bombardimet e sulmet e vazhdueshme mes forcave ukrainase dhe atyre ruse kanë bërë që pjesa më e madhe e qyteteve të shkatërrohen plotësisht.
Rikujtojmë se beteja për lindjen e Ukrainës ka vazhduar të intensifikohet prej ditësh tashmë me forcat ruse që tani kontrollojnë shumicën e qytetit kyç, Severodonjeck, në Donbas.
Humbje të mëdha janë raportuar si në palën ukrainase ashtu edhe në atë ruse, teksa kreu i administratës ushtarake të rajonit ukrainas të Luhanskut tha se trupat ruse kontrollojnë shumicën e Severodonjeckut.