Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në parlament se ka gati dosjen e plotë për Agron Shehajn, duke e akuzuar atë për pesëfishimin e vlerës së një aseti brenda katër viteve.
Gjatë replikave të ashpra, Balla sulmoi deputetin e forcës politike “Mundësia”, Erald Kapri, duke pretenduar se karriera dhe pagesat e tij deri në vitin 2025 janë financuar nga paratë e Shehajt. Ai e cilësoi skemën e pasurimit të Shehajt si një rast unik në botë, e cila sipas tij po zbardhet tashmë plotësisht.
“Grupi parlamentar i PD është fakt që ka votuar për një pjesë të amendamenteve pro. Sa i përket votimit në fund të rekomandime, ishte dokument që unë isha dakordësuar bashkë me kryetarin e PE. Unë kam votuar kundër, bashkë me kolegët e mi.
Ti ke marrë për model, modelin më të keq. Nuk ka model më të keq në politikë se sa të vish këtu dhe të bësh sulferin e Gones. E nise karrierën politike nga paratë e Gones, sot paguhesh si asistent i Gones. Teksa po zbardhet e gjithë skema e parave të Agron Shehajt, i cili brenda katër eurosh pesëfishon vlerën e një aseti. Rast unik në botë. Ia kam bërë të gjithë dosjen Gones. Sepse nga paratë e vilës së Gones je paguar ti deri në vitin 2025”, tha Balla.



