I shpëtuan jetën Eriksenit, Kjaer dhe mjekët e Danimarkës marrin çmimin special

schedule18:23 - 26 Gusht, 2021

schedule 18:23 - 26 Gusht, 2021

UEFA ka vlerësuar me çmimin e presidentit Aleksander Ceferin futbollistin e Milanit dhe kapitenin e Danimarkës, Simon Kjaer, për ndihmën që dha në shpëtimin e jetës së Christian Eriksen.

Veç Kjaer, vlerësim mori i gjithë stafi mjekësor i Danimarkës që u ngjit në skenë me presidentin e UEFA.

Një vlerësim për të gjithë mjekët, që bënë të mundur që Eriksen t’ia dilte pas atakut kardiak që pësoi në ndeshjen e EURO 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.

Për të gjithë pati duartrokitje nga të gjithë që ishin të pranishëm në skenë, ndërkohë që më parë UEFA kishte transmetuar një video emocionuese. /abcnews.al

I shpëtuan jetën Eriksenit, Kjaer dhe mjekët e Danimarkës marrin çmimin special