Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City dënohet me “purgator”/ “The Athletic”: Heqje pikësh për tre ose pesë sezonet e ardhshëm

schedule12:26 - 29 Shtator, 2026

schedule 12:26 - 29 Shtator, 2026

Të gjithë te Manchester City vijojnë të jenë në ankth. Drejtuesit e klubit, trajneri Maresca, lojtarët dhe tifozëve presin se cili do të jetë dënimi pas shpalljes fajtor për 114 akuza për shkelje të “Fair Play Financiar” të Ligës Angleze dhe UEFA.

Sanksionet mund të shpallen në çdo moment, ​​edhe pse një apelim është i pashmangshëm. Në këtë mënyrë, proçesi është ende shumë larg përfundimit.

Deri atëherë ndëshkimet fërfshijnë një gamë të gjerë opsionesh. Gjoba është e sigurtë, madje edhe shumë e majme, ndërsa nuk mund të përjashtohen mundësitë e tjera, deri në zbritje nga kategoria.



Ky do të ishte “dënimi capital”, por më shumë kuota ka marrë penalizimi me pikë dhe i zgjatu në kohë.

Ky variant raportohet nga “The Athletic”, që në fakt ishte i pari që zbuloi edhe gjetjen fajtor të Manchester City.

Divizioni sportiv i “Neë York Times” citon burime, që sipas tyre “Cityzens” do t;iu hiqen nga 20 deri 25 pikë dhe ky ndëshim do të vijojë për tre ose pesë sezone.

Në praktikë, kjo do ta bënte pothuajse të pamundur kualifikimin në Champions League gjatë kësaj periudhe, duke e lënë Manchester City, në rastin më të mirë, të izoluar në njëfarë ‘ishulli’ në mesin e renditjes.

Por, deri në vendimin final, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve për atë që në Angli është quajtur “gjyqi i shekullit në futboll”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!