I përfundon kontrata në fund të sezonit, Guardiola ka një mesazh për drejtuesit

schedule16:57 - 30 Tetor, 2020

schedule 16:57 - 30 Tetor, 2020

Pep Guardiola është pjesë e Manchester City prej korrikut të vitit 2016 dhe gjatë kësaj kohe ka fituar dy herë Premier League dhe 8 trofe në total.

Kontrata me klubin anglez përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe trajneri spanjoll shpreson të zgjasë bashkëpunimin.

Në prononcimin e fundit, 48-vjeçari katalanas i dërgon një mesazh të qartë drejtuesve të “Cityzens”. “Ndihem tmerrësisht i lumtur këtu ku ndodhem.

Jam i kënaqur që jam pjesë e Manchester City dhe shpresoj të bëj një punë të mirë këtë sezon në mënyrë që të vazhdoj të jem trajner i këtij ekipi“, deklaron Guardiola. /abcnews.al