Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar në Itali me 9 vite burg për prostitucion/ Arrestohet me qëllim ekstradimin 71-vjeçari në Shkodër

schedule10:37 - 6 Nëntor, 2026

schedule 10:37 - 6 Nëntor, 2026

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Vaun e Dejës dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i kërkuar nga Italia, i dënuar me 9 vjet burgim.

Gjatë kësaj faze, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Kol Ndoj, 71 vjeç, banues në Vaun e Dejës.



Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, me vendimin e datës 23.04.2021, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi seksual/Prostitucioni”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!