I dënuar me 6 vite burg për abuzim seksual me të mitur, në pranga autori në Tiranë

schedule15:30 - 18 Maj, 2022

schedule 15:30 - 18 Maj, 2022

Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë është vënë në pranga ditën e sotme. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar “Sei” u vu në pranga Ideal Agolli, banues në Tiranë.

Agolli ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me të mitur, të mbetur në tentativë. /abcnews.al/