EKSKLUZIVE/ Dokumenti i amerikanëve, pse dështuan negociatat për zgjedhjet

schedule14:18 - 1 Qershor, 2020

schedule 14:18 - 1 Qershor, 2020

E diela ka qenë një ditë e gjatë negociatash, por pa një produkt konsensual në tryezën politike të reformës zgjedhore.

Përdorimi i elektronikës në zgjedhje ishte çështja që prishi konsensusin mes palëve pasi ndërkohë që palët vijojnë të jenë të ndara edhe për depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe institucionin e drejtësisë që do të hetojë krimet zgjedhore.

“Abc News” ka pasur akses mbi dokumentin e dakordësuar mes aktorëve politik dhe përfaqsuesit të ambasadës amerikane mbi implementimin 100% të teknologjisë në zgjedhje për identifikimin elektronik, por më në fund palët u tërhoqën.

Fakt që e konfirmon edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Abc News.

Nuk kishte asnjë kusht të ri nga opozita. Ka thjesht propozime që janë bërë publike në tavolinë prej ditësh.

Nuk janë bërë as mbrëmë dhe as parmbrëmë. Ishte Gjiknuri që vuri kushte dhe pengesa të reja“, shprehet Petrit Vasili.

Por cilat janë çështjet që ndajnë palët?

Palët ndahen në vullnetet që kanë. Maxhoranca ka vullnetin për të fituar privilegje që çojnë në grabitjen e votës, kurse opozita kërkon garanci për procesin“, vijon Vasili.

Reagimi i ambasadës amerikane për kushte të reja në tryezën e reformës, sipas Vasilit i adresohen përfaqsuesve të maxhorancës.

Vasili tha se opzita nuk i trembet as miratimit të njëanshëm të draftit të reformës nga maxhoranca.

Sipas tij, nëse ndodh kjo maxhoranca do të ketë përballë 85 për qind të shqiptarëve. /abcnews.al