Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Horror në Romë, djali vret nënën/ Shkak, paratë për drogë. Trupin e pajetë e fshehu në dollap

schedule15:14 - 14 Gusht, 2026

schedule 15:14 - 14 Gusht, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një grua 71-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një dollapi në banesën e saj.

Për ngjarjen është arrestuar djali i saj 51-vjeçar, i cili dyshohet se e ka vrarë pas një konflikti mes tyre.

Sipas mediave italiane, familjarët e gruas kishin humbur kontaktet me të dhe njoftuan policinë, të shqetësuar edhe për debatet e vazhdueshme që ajo kishte me të birin. Dyshohet se 51-vjeçari i kërkonte nënës para për të blerë drogë.



Karabinierët mbërritën në apartamentin në katin e 14-të, ku gjetën trupin e 71-vjeçares të fshehur brenda një dollapi. Gruaja kishte një qese të mbështjellë rreth kokës dhe shenja dëmtimesh në fytyrë.

Fillimisht, djali dha një tjetër version për ngjarjen. Ai pretendoi se e kishte vendosur trupin në dollap një natë më parë, pasi nëna e tij ishte rrëzuar dhe kishte goditur kokën.

Megjithatë, ky version nuk i bindi hetuesit. Pas marrjes në pyetje dhe verifikimeve të para, 51-vjeçari u ndalua dhe më pas u arrestua nën dyshimin për vrasjen e nënës së tij.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivin e saktë të krimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!