Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Historia amerikane ka të bëjë me rezultatet, por a do e kalojë testin e Covid-19?

schedule11:38 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 11:38 - 9 Dhjetor, 2020

Nga David Von Drehle, Washington Post

 

Historia e SHBA-së  ka të bëje me  rezultatet sesa fillimet.

Nëse amerikanët do të gërmonin  nëpër gazeta dhe ditarë nga muajt e parë të Luftës Civile do të habiteshin se sa e pashpresë ishte kauza e Unionit.

Veriu ishte shumë i ndarë dhe kishte në kontroll  një territor të gjerë të Konfederatës, dhe Abraham Lincoln nuk ishte shumë i zoti në punën e tij. Krerët më inteligjentë të Europës mendonin të njëjtën gjë. Gjeneralët kryesorë të ushtrisë së Unionit mendonin të njëjtën gjë. Pjesa më e madhe e kabinetit të Linkolnit dhe udhëheqësve të tij të partisë në Kongres kishin të njëjtin mendim.

Erdhi si befasi sepse verdikti i historisë përcaktohet nga rezultati. Sigurisht që Veriu mbizotëronte: Përparësitë industriale dhe demografike të Unionit ishin shumë të mëdha që Jugu të mund t’i kalonte. Gjërat vështirë se mund të kishin shkuar ndryshe, sipas historisë.

Nëse do t’i hedhim një sy historisë në Luftën e Dytë Botërore: dështimet e inteligjencës në Pearl Harbor, vdekja e Bataan, beteja katastrofike e Kasserine Pass. Kryqëzata e SHBA-së kundër fashizmit  pati një fillim të ashpër, të shpenguar në prapavijë nga mësimet e marra  nga historia dhe fitorja përfundimtare.

Në të njëjtën mënyrë, edhe  për historinë e pandemisë Covid-19 do të  jenë më të interesuar se si përfundon lufta sesa se si filloi. Në atë aspekt, lufta fillon tani.

Siç parashikuan shumë ekspertë, ardhja e dimrit  ka rritur numrin e rasteve me covid-19. Rastet e konfirmuara – tani mesatarisht më shumë se 200,000 në ditë në Shtetet e Bashkuara – gjurmohen me kujdes dhe raportohen gjerësisht.

Megjithatë, provat tregojnë se shumica e rasteve nuk diagnostikohen kurrë sepse shumica kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë. As numri i viktimave nuk është i saktë. Nga 2,000 viktima plus të raportuara në një ditë, disa prej tyre ishin kaq pranë vdekjes nga shkaqe të tjera.

Por infektimi me Covid rëndoi më tepër situatën e tyre.

Por këto dy të dhëna tregojnë për të njëjtin përfundim: Pandemia vret ose vret më shumë se kurrë dhe kjo është e dëshmuar më tej nga  rritja e të infektuarve në institucionet mjekësore – veçanërisht spitalet dhe klinikat e vogla të Amerikës rurale.

Historia do të zhdukë shumë nga gabimet e dimrit të kaluar, me kusht që të tregojmë një histori më të mirë  tani e tutje.

Marrim si shembull, maskat e fytyrës. Kur u shfaq koronavirusi i ri, menaxherët e spitalit menjëherë u shqetësuan se do të kishin mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale, duke përfshirë maska ​​për fytyrën. Për të mbrojtur furnizimet ekzistuese, autoritetet siguruan popullin se do të ishim më  mirë pa maska.

Ky ishte një gabim. Maskat kanë provuar të jenë mbrojtja më e mirë, së bashku me distancimin shoqëror dhe larjen e shpeshtë e duarve. Edhe duke pasur një vaksinë, këto masa të thjeshta nuk janë vetëm opsionet tona më të mira kundër pandemisë; ata vazhdojnë të jenë të vetmet në dispozicion duke angazhuar kombin për të përmbushur këtë sfidë.

Jemi në një pikë kritike. Një përpjekje madhështore nga studiuesit e mjekësisë ka rritur shpresat për të ardhmen. Me mjaft durim dhe bashkëpunim nga populli, kjo ofron një shpresë të vërtetë për të zbutur pandeminë.

Ndërkohë,  spitalet dhe morgjet janë mbushur nga covid-19 si kurrë më parë.

Ashish K. Jha, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown, përdori analizën me të dhënat e grumbulluara për të shpjeguar së fundmi në The Post se rastet me koronavirus po rriten me shpejtësi aq sa spitalet në të gjithë vendin po dërgojnë në shtëpi pacientë të cilët, në situata të tjera do të shtroheshin.

Rrëfimi i historisë për amerikanët në këtë pandemi do të përqendrohet në atë që ata bëjmë duke filluar që tani. Mungesa e udhëheqjes ka qenë dëshpëruese. Por ata kanë mësuar shumë gjatë nëntë muajve të fundit për të kompensuar udhëheqjen e munguar.

Mbani një maskë në vendet publike dhe ruani distancën nga të tjerët. Lani duart dhe përdorni shpesh dezinfektues.

Qëndroni në shtëpi dhe mos organizoni mbledhje dhe festa me miqtë. Kontrolloni  veten për simptoma dhe testohuni sapo të kuptoni që keni shenjat e para. Karantinohuni nëse jeni i sëmurë.

Nuk është Normandia. Nuk është Gettysburg. Por kjo është ajo që historia kërkon sot. Kemi vetëm kohën në dispozicionin tonë, ajo që ka mbetur është të kalojmë testin. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!