Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Hirushja” e Italisë quhet Como/ Ekipi modest Lombard kryeson momentalisht Serinë A

schedule12:05 - 5 Shtator, 2026

schedule 12:05 - 5 Shtator, 2026

Atalanta ishte ajo që u mbiquajt e para “Hirushja”. Skuadra nga Bergamo meritoi çdo kompliment por tashmë në Itali është një tjetër skuadër që vendasit e quajnë me fjalën e tyre për “hirushe”, “çenerentola”.

Kjo skuadër është Komo. Lombardët e vegjël, përfaqësues të një qyteti që ka aq banorë sa dikur mbante spektatorë “San Siro” në Milano, kanë nisur në mënyrë madhështore një sezon historik për ta.

Fitorja 4-1 në fushën e Xhenoas bëri që ata që njihet si “i lariani”, pra “liqenasit”, të kryesojnë momentalisht Serinë A me 7 pikë, ndaj 6 të Romës, Interit, Juventusit, Atalantës e Lacios, që kanë një ndeshje më pak.

Një “filarmoni” e vërtetë e krijuar nga mjeshtri I ri, Sesk Fabregas, dikur futbollist I mrekullueshëm, dhe sot trajner me të ardhme të madhe. Edhe pse gjenovezët shënuan të parët në “Marasi”, në 19’ me anë të Milutin Osmajiçit, miqtë nuk deshën t’ia dinin.

Përmbysje në 3-1 që në pjesën e parë, pasi Baturina barazoi në 25’, Diao realizoi në 30’ dhe I zakonshmi Niko Paz goditi pesë minuta para pushimit.

Në fund, Diao, shtoi golin e dytë personal. Komo ishte padrone e fushës me 8 gjuajtje në kuadrat ndaj vetëm dy të vendasve, dhe rezultati I thellë 4-1 u duk normal, e trajneri gjenovez, De Rosi, pranoi se pati përballë skuadrën më të fortë që i kanë parë sytë.

Çfarë ndryshimi I jashtëzakonshëm për klubin bardheblu! Në 2019, Komo ishte në kategorinë e katërt, ndërsa 7 vjet më vonë është në krye të Serisë A, ndërsa këtë të enjte bën debutimin në Champions në fushën e Lajpcigut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!