Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjimshiti përshendet Atalanta/ Kapiteni kuqezi ndan mesazhin e lamtumirës me skuadrën dhe tifozët

schedule13:43 - 11 Gusht, 2026

schedule 13:43 - 11 Gusht, 2026

“Sot nis një kapitull i ri. Por ka vende që nuk i lë kurrë vërtet pas. Mund të largohesh nga një skuadër. Mund të largohesh nga një qytet. Por shtëpia është diçka që e mban brenda vetes.”

Në këtë mënyrë, Berat Gjimshiti zgjodhi për përshëndetet me Atalantën dhe tifozët e saj, duke shkruajtur një letër të gjatë  në profilin e tij në Instagram.

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë zyrtarizoi transferimin nga skuadra bergamaske te Al-Diriya në Arabinë Saudite.



Ky vendim I ka siguruar mbrojtësit një kontratë dy vjeçare me 3 milionë euro në sezon.

Ai largohet nga Atalanta pas tetë sezonesh e gjysmë dhe 334 paraqitjesh. Gjimshiti renditet i katërti në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në historinë e Atalantës, pas De Roon, Bellinitdhe Pasaliç.

“Bergamo u bë shtëpia ime dhe Atalanta është shumë më tepër sesa thjesht një skuadër. Gjatë këtyre viteve përjetuam fitore, humbje, net të paharrueshme dhe arritje për të cilat dikur mund të kishim vetëm ëndërruar”, lexohet më tej në postimin e ndjerë të futbollistit, I cili ishte protagonist absolute në triumfin historik të Atalantës në 2024.

Me shiritin e kapitenit në krah, Berat Gjimshiti ngriti trofeun e Europa League, triumfi i parë dhe I vetëm për bergamaskët në arenën ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!