Hapet “rubineti”, miliona nga Bashkia për Vllazninë

schedule08:22 - 10 Tetor, 2019

schedule 08:22 - 10 Tetor, 2019

Vllaznia e ka nisur mirë kampionatin, por problemet në aspektin financiar vijojnë të mbeten të njëjta. Procedura të shumta, burokraci dhe normalisht do të ketë vonesa në pagesa. Ata që e kanë pësuar më rëndë janë punonjësit e akademisë dhe ata të stadiumit. Gjithsesi duket se po merr zgjidhje edhe halli i tyre.

Një ditë më parë është mbledhur Këshilli Bashkiak dhe ka votuar për një fond që do të shkojë për klubin e Vllaznia. 200 milionë lekë të akorduara për kuqeblutë, që marrin frymë për momentin. Shpresohet që Prefektura të mos bëhet pengesë, siç ndodhi disa kohë më parë.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka qenë edhe administratori Suad Lici, i cili pritet të jetë përpara këshilltarëve sërish për të dhënë sqarime për çështje të ndryshme. Momentalisht po mendohet për zgjidhjen e problemeve me pagesat dhe me ecurinë e Vllaznisë në fushë. /abcnews.al