Guardiola: Më thyhet zemra që s’e grumbulloj dot, Garcia do luajë në “Camp Nou”

schedule09:14 - 2 Mars, 2021

schedule 09:14 - 2 Mars, 2021

Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia, është “zhdukur” kohët e fundit nga ekipi i “Qytetarëve”. Mirëpo, ka qenë vetë Pep Guardiola, i cili ka sqaruar situatën dhe tekniku deklaron se ai do të luajë për Barcelonën sezonin që vjen.

“Eric (Garcia) nuk ka qenë në gjendje të grumbullohet dhe ky fakt ma ka thyer zemrën sepse ai nuk e meriton këtë. Unë mendoj se ai do të luajë në ‘Camp Nou’. Barcelona nuk blen lojtarë normalë dhe ai e konfirmoi se nuk ëshë një i tillë”, deklaron Guardiola.

20-vjeçari numëron 9 paraqitje në të gjithë kompeticionet këtë sezon me Cityn, ku gjithmonë ka treguar aftësitë e tij të shkëlqyera në prapavijë. Kontrata e Garcias përfundon këtë verë dhe ai do të largohet me parametra zero nga “Etihad Stadium”. /abcnews.al