Greqi- Një zjarr ka shpërthyer të dielën pasdite në një fabrikë në zonën e Kilelerit, pranë Larisës.
Në vendngjarje janë mobilizuar 25 zjarrfikës me 9 automjete, të cilët po përpiqen të vënë nën kontroll flakët dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit.
Situata paraqet vështirësi për shkak të materialeve të ndezshme që ndodhen në fabrikë, kryesisht plastikës. Si pasojë e djegies së materialeve, nga zona po ngrihet një re e dendur tymi.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe rrezikun e përhapjes së zjarrit.


