“Gratë, në krye të betejës sonë”/ Rama në Vlorë: Një 80-vjeçar vjen vërdallë dhe kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë

schedule17:54 - 27 Prill, 2025

schedule 17:54 - 27 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që qytetarët shqiptarë më 11 maj të zgjedhin interesin kombëtar

Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar me gratë dhe vajzat në Vlorë, Rama u shpreh se 11 maji është një zgjedhje mes të mirës së përbashkët, pa asnjë dallim. Gjithashtu kryeministri holli kritika edhe ndaj PD, duke theksuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka vetëm hallin e tij personal.

“11 Maji është një zgjedhje e të mirës së përbashkët pa dallim. Bëhet fjalë për mundësinë e madhe që na është dhënë ne. Fati na e ka sjellë që me një votë të bëjmë jo vetëm një zgjedhje, por një investim historik. Në krahasim me interesin e në grushti të vogël njerëzish. Një 80 –vjeçar vjen vërdalle flet përçart dhe kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë. Në Shumë gjëra që thuhen, ajo çfarë shikoni këtu në këtë sallë, nuk janë gra dhe vajza vetëm për të duartrokitur, por trupa që udhëheq betejën tonë. Kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë, por ky është prioriteti ynë. Vetëm me gratë e pararojës mbushim një sallë si kjo. Bëjnë sondazhe dhe në të gjitha sondazhet del që ne jemi në krye dhe shumica del që do të na votojnë”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!