Gratë në Afganistan në protestë një vit pas pushtimit, talebanët i shpërndajnë duke qëlluar me armë

schedule10:55 - 13 Gusht, 2022

schedule 10:55 - 13 Gusht, 2022

Një grup grash në Afganistan kanë protestuar në mënyrë paqësore për të drejtat e tyre.  Por siç duket kjo nuk i ka pëlqyer talebanëve, të cilët kanë shpërndarë turmën e protestuesve duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Fotot dhe videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë forcat talebane që qëllojnë në ajër dhe sulmojnë dhunshëm gratë, vetëm 5 minuta pasi ata filluan marshimin e tyre.

Demonstruesit mbanin një pankartë ku shkruhej: “15 gushti është një ditë e zezë”, një referencë për datën kur Kabuli u pushtua në 2021 nga talebanët.

“Drejtësi, drejtësi. Jemi lodhur nga injorimet”, bërtitën ato, përpara se të shpërndaheshin nga forcat talebane.

Një video tregon një grup të vogël grash të bllokuara nga talebanët.

“Ne jemi brenda një farmacie, na kanë burgosur këtu”, tha një aktiviste në një nga videot.

Që nga kthimi në pushtet në gusht 2021, talebanët kanë kufizuar të drejtat themelore të grave dhe kanë shtypur ata që kanë protestuar kundër saj. Asnjë vend nuk e ka njohur deri më tani qeverinë de fakto të talebanëve.

/abcnews.al