Goditet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, si përdorej qendra e masazheve

schedule13:17 - 7 Maj, 2022

schedule 13:17 - 7 Maj, 2022

Është goditur një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit, duke përdorur qendrat e masazheve në Tiranë. Policia ka arrestuar dy persona, pas finalizimit të operacionit “Couple 1”.

Në pranga janë vënë F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues), të akuzuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Çifti i bashkëjetuesve administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A., 21 vjeçe. Kjo e fundit është proceduar penalisht.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Couple 1”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonin qendrën e masazheve, për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Couple 1”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues), për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja I. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasit F. D. dhe M. E. administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A.

Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al